TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 12:32

“Punonjësit e shtetit që ndërtojnë pa leje, 7 vite ‘non grata’”, Rama publikon masat ekstreme

Shkruar nga Pamfleti

“Punonjësit e shtetit që ndërtojnë pa leje, 7 vite

Çdo punonjës shteti që kapet me ndërtime pa leje nuk do të lejohet të punojë në shtet për 7 vjet. Masa ekstreme është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për shtyp, në krah të ministrave të Punëve të Brendshëm dhe të Drejtësisë, ka publikuar masat e reja për mbrojtjen e territorit.

Rama nuk ka kursyer ironitë edhe me kreun e PD Sali Berisha, për të cilin tha se në kohën kur ishte Kryeministër e deklaronte Bathoren si mrekullinë e 8-të të botës, pasi ishte ndërtuar i gjithi pa leje.

“Sporti i ndërtimeve pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, është nxitur dhe nga lart, ishte dikush para meje që Bathoren e quante mrekullinë e 8-të të botës sepse e quante i vetmi qytet në botë i ndërtuar i gjithi pa leje.

Globi nuk ka 7 mrekulli për 8. Edhe punonjësit e shtetit janë marrë me ndërtime pa leje.

Në rast se kjo konstatohet, do të ndalohet të punojnë në shtet për 7 vite që nga momenti që do t’i njoftohet masa”, tha ai.

Lini një Përgjigje