TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2025, 09:42

29 shtatori data vendimtare për Erion Veliajn, SPAK i komunikon akuzat bashkëshortes Ajola Xoxa

Shkruar nga Pamfleti
29 shtatori data vendimtare për Erion Veliajn, SPAK i komunikon akuzat
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzat bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës.

Prokuroria ndërkohë ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ka kërkuar zgjatjen e afateve hetimore deri më 29 shtator për çështjen ndaj tij.

Në orën 11:00 pritet t’i komunikohen zyrtarisht akuzat edhe kryebashkiakut Veliaj, megjithatë sipas burimeve, ai nuk do të jetë i pranishëm dhe do të përfaqësohet vetëm nga avokatët e tij.

Veliaj është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se dje, 22 korrik, në një reagim zyrtar ekipi ligjor i kryebashkiakut hodhi akuza në drejtim të SPAK, se po shkel sekretin hetimor dhe po përpiqet të ndikojë publikun në dëm të klientit të tyre.

Ata theksuan po ashtu se pritet përfundimi i hetimeve dhe njoftimi zyrtar i akuzave nga SPAK, si mundësia e parë për të shqyrtuar provat dhe për të kundërshtuar ligjërisht akuzat ndaj Erion Veliajt.

ajola xoxa- spak

Lini një Përgjigje