TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 20:45

32 ditë protestë, pedagogu thirrje SHBA-së dhe BE-së: Na ndihmoni të heqim qafe këtë qeverisje kriminale

Shkruar nga Pamfleti

32 ditë protestë, pedagogu thirrje SHBA-së dhe BE-së: Na

Në ditën e 32-të të protestës, qytetarët kanë vijuar me fjalimet e tyre para godinës së Kryeministrisë. Pedagogu Lush Susaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.

Ai po ashtu bëri apel edhe ndaj përfaqësive diplomatike në vendin tonë, që të ndihmojnë protestuesit për largimin e qeverisë sepse pasojat e keqqeverisjes shkojnë edhe në BE dhe SHBA.

Është e ardhmja juaj ndaj ngrihuni dhe ta fshimë nga faqja e dheut këtë sistem. Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat e do të vdes po në sheshet e lirisë.

Ambasadat e BE dhe SHBA, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeverisje që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë. Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, mbjell vetëm krim dhe bela edhe për BE-në dhe SHBA-në. Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë”, tha pedagogu.

shba be protesta

Lini një Përgjigje