TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 20:49

“Duan edhe 120 minuta për të gjuajtur në portë”, ironia e ministrit spanjoll pas peticionit të Argjentinës për të riluajtur ndeshjen

Shkruar nga Pamfleti
“Duan edhe 120 minuta për të gjuajtur në portë”,
Kombëtarja e Spanjës

Pas humbjes 1-0 të Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Botërorit, polemikat nuk janë shuar. Një grup tifozësh argjentinas ka nisur një peticion duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes, duke pretenduar se takimi u ndikua nga vendime të gabuara të arbitrave.

Reagimi nga Spanja nuk ka vonuar. Ministri spanjoll i Transportit dhe Lëvizshmërisë së Qëndrueshme, Oskar Puente, ka ironizuar kërkesën e tifozëve argjentinas me një koment në rrjetet sociale.

Ata duan edhe 120 minuta për të parë nëse mund të arrijnë të gjuajnë në portë”, deklaroi Puente.

Finalja u drejtua nga arbitri slloven Slavko Vinçiç, ndërsa vendimet e tij janë bërë objekt debatesh pas përfundimit të sfidës.

Humbja e Argjentinës përballë Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey, ka shkaktuar shumë reagime te tifozët “albiçeleste”. Një pjesë e tyre kanë nisur edhe një peticion online, ku kërkohet që ndeshja të zhvillohet sërish. Deri tani, kërkesa ka grumbulluar më shumë se 80 mijë nënshkrime.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, një ndeshje mund të riluhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, si shkelje të rënda të rregullave të garës. Shembuj të tillë mund të jenë aktivizimi i një lojtari të papërshtatshëm ose ndërhyrje të jashtme që ndikojnë në procesin zyrtar të ndeshjes para konfirmimit të rezultatit.

Një peticion online, pavarësisht numrit të madh të firmave, nuk ka fuqi sportive apo ligjore për të ndryshuar rezultatin e një finaleje të përfunduar.

Kjo nuk është hera e parë që një kërkesë e tillë shfaqet në futbollin ndërkombëtar. Pas finales së Kupës së Botës 2022 në Katar, ku Argjentina mposhti Francën, mbi 200 mijë tifozë francezë firmosën një peticion për riluajtjen e ndeshjes, duke kundërshtuar disa vendime të arbitrit polak Shimon Marshiniak.

Megjithatë, në historinë e futbollit ekzistojnë raste të rralla kur një ndeshje është përsëritur. Një prej tyre ndodhi në vitin 2006, kur përballja kualifikuese e Botërorit mes Uzbekistanit dhe Bahreinit u riluajt për shkak të një gabimi teknik të gjyqtarit, dhe jo për shkak të pakënaqësive me vendimet e marra gjatë lojës.

oskar punte ministri spanjoll

Lini një Përgjigje