TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2026, 19:39

34 ditë në shesh për largimin e Ramës dhe kastës politike, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë  

Shkruar nga Pamfleti

34 ditë në shesh për largimin e Ramës dhe kastës

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër pushtetit, protestuesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet që tashmë janë bërë simbol i kësaj lëvizjeje: "Rama ik!", "Rama jep dorëheqjen!", "Rama në burg, Berisha në burg!", "Shqipëri e re!" dhe "Ju erdhi fundi!"...

Ka nisur zyrtarisht dita e 34-të e protestës qytetare. Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, qindra qytetarë kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës kundër qeverisë.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër pushtetit, protestuesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet që tashmë janë bërë simbol i kësaj lëvizjeje: "Rama ik!", "Rama jep dorëheqjen!", "Rama në burg, Berisha në burg!", "Shqipëri e re!" dhe "Ju erdhi fundi!".

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Edhe pse protesta nisi më shumë se një muaj më parë si një revoltë kundër projektit turistik në Zvërnec, ajo është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe gjithë klasës së vjetër politike. Organizatorët dhe pjesëmarrësit këmbëngulin se protesta nuk është më vetëm kundër një projekti të caktuar, por për ndryshimin e mënyrës së qeverisjes dhe të sistemit politik në vend.

34 ditë

Lini një Përgjigje