
Ka përfunduar tubimi qytetarë para Kryeministrisë mes thirrjeve për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Kuvendit. Organizatorët janë shprehur se protesta ditën e nesërme do të nisë në orën 8:30. Ndërkohë që pas fjalimeve të një pas njëshme protestuesit kanë nisur marshimin e përnatshëm rrugëve të Tiranës.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë vijuar me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg Berisha në burg”, dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “O milet, Rama ka siklet”.
Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.
Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Lini një Përgjigje