Damian Gjiknuri ka dalë pas 6 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri qëndroi për gjashtë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, por ende nuk dihet arsyeja se përse u thirr nga prokurorët.
Pasi doli nga godina e qelqtë, rreth orës 15:36. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai nuk pranoi të tregojë për çfarë u pyet, pasi sipas tij “është sekret hetimor”.
Damian Gjiknuri: Ju lutem se nuk kam për të dhënë shumë shpjegime.
Është gjeja me normale për të dhënë shpjegime në SPAK, për gjera që i kamë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës. Shpjegimet i dhashë në prokurori, kështu që s’kam për të dhënë më shumë shpjegime.
Ishit i thirrur për Inceneratorët apo për McGonigal?
Gjiknuri; Kjo është sekret hetimor. Mund të jenë dhe çështje të tjera.
Damian Gjiknuri, ishte edhe të premten e kaluar në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Për gati një orë ai iu përgjigj interesit të prokurorëve në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2017, kur mbante pozicionin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kallëzimi i ish-ministrit Gjiknuri për abuzime në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan erdhi pas shkeljeve të konstatuara nga një raport auditi i ministrisë që drejtonte.
Për abuzime me tenderimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor në vitin 2018 ish-Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi para përgjegjësisë penale ish-drejtuesin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Duka.
Më tej dosja u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2021 Gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj tyre. Në të njëjtin vendim, gjykata konstatonte se në procedurën tenderuese kishte shkelje dhe i kërkonte Prokurorisë së Posaçme të gjente personat përgjegjës.
Lini një Përgjigje