TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Gusht 2025, 13:14

60-vjeçari u gjet i dekompozuar në banesën e tij në Korçë, i vëllai: S'kemi folur që në dhejtor

Shkruar nga Pamfleti
60-vjeçari u gjet i dekompozuar në banesën e tij në
pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen nr. 4 në Korçë, ku trupi i një 60-vjeçari, i identifikuar me inicialet P. S., u gjet i dekompozuar në banesën e tij. Viktima jetonte i vetëm dhe deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Në prononcim për median, vëllai i viktimës tregoi se nuk kishte pasur kontakt me të që nga muaji dhjetor, për shkak të distancës dhe angazhimeve personale:

“Kur erdha për të kontrolluar shtëpinë, e gjeta të pajetë. Vëllai im nuk ka telefon, ndaj nuk komunikonim. Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja, kishte dy fëmijë, e bija jeton jashtë shtetit, ndërsa djali në Tiranë. Vuante nga zemra dhe trajtohej me kemp,” tha vëllai.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes së jetës, si dhe për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Policia apelon për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërsa informon se çdo zhvillim i mëtejshëm do të bëhet publik.

Lini një Përgjigje