
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim për t'u paraqitur në SPAK, por gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK ia ka dërguar thirrjen në tre adresa.
“SPAK mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Lartë, ka regjistruar procedim për tre vepra penale, më e rënda për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Berisha është thirrur si person në dijeni. Sipas fletëthirrjes duhet të paraqitet sot në orën 10:00. E kam shkresën. Urdhri për thirrjen e shtetasit Sali Berisha është dërguar në tre adresa, në banesë, te selia e PD dhe në Kuvend”, tha Lala.
E pyetur nëse kjo është si lojë, gazetarja u shpreh gjithashtu se Berisha do të pyetet për disa momente nga "21 janari".
“Shkresa ka numër protokolli. Nëse do t’i shmanget me procedurë, e kanë gjetur apo jo në shtëpi dhe Kuvend, nuk jam në gjendje t’i jap përgjigje. Ai do të pyetet për disa momente. Zoti Berisha ka deklaruar se ka qëndruar në kryeministri. Ka të bëjë me faktin kush dha urdhrin. Do të pyetet edhe për moszbatimin e urdhrave të prokurores së përgjithshme. Edhe pse mund të jenë parashkruar vepra. Janë depozituar disa komunikime nga radiot e gardistëve. Është pyetur ish-ministri i brendshëm. Janë pyetur disa nga gardistët. Prokurorët mund të thërrasin edhe organizatorët, në mesin e tyre ka qenë edhe zoti Rama”, u shpreh ajo për “TPZ”.
Lini një Përgjigje