TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2023, 11:44

A e botoi Luftar Hysa i kartelit “El Chapo” librin: “Modernizimi i Shqipërisë nga Edi Rama”?

Shkruar nga Pamfleti
A e botoi Luftar Hysa i kartelit “El Chapo” librin:
Luftar Hysaj

Kështu e justifikoi në TV-Klan, ortaku i grupit mafioz meksikan, takimin sekret me Edi Ramën në kryeministri, realizuar me sekserizim të Dorjan Duçkës; por në vend të librit, 3 muaj pas takimit mori licencë kazinoje dhe hapi disa firma hije në Shqipëri, nëpërmjet të cilave po përfiton tenderë, troje për vila, hotele e pallate në bregdetin jugut...

Deri tani, kanë dalë vetëm tre raste lobimi pazaresh, të bëra nga Dorjan Duçka dhe të finalizuar me takime në kryeministri nga Edi Rama, i cili më pas ka filluar ‘punët e zeza’ me ta, duke u dhënë pasuri publike e duke marrë përfitime personale të paligjshme.

Rasti i parë, ishte me një kompani kineze ku CEO është Dorjan Duçka, kompani e sanksionuar nga SHBA e ortakë të dënuar në SHBA për pastrim parash, me të cilët krijoi lidhje Olsi Rama.

Rasti i dytë, është lidhja me dyshen Charles McGonigal e Agron Neza, ku përsëri ndërlidhësi e sekser ishte Dorjan Duçka, ndërsa Edi Rama u bë “koka” e grupit, zbuluar e në hetim nga FBI.

Rasti i tretë, është takimi sekret që Edi Rama bëri në kryeministri me anëtarin të kartelit meksikan “El Chapo”, Luftar Hysa, me një plan pazaresh mafioze.

Po ndalemi të takimi i Edi Ramës me Luftar Hysën, anëtarin e kartelit të “Sinaloa” të El Chapos.

Pas publikimit të skandalit, kryeministri Edi Rama heshti, pastaj deklaroi katër versione të kundërta brenda javës: tha se nuk e njihte; nuk e mbante mend takimin; tha se Luftar Hysa është emigrant shqiptar që ka dëshirë të investojë në Shqipëri; pastaj e mohoi përsëri takimin me të.

Por ja çfarë deklaroi Luftar Hysa, në një reagim te TV-Klan më 21 shtator 2022: - Kam dashur të takoj Edi Ramën dhe e takova për një gjë shumë të bukur. Bashkë me një mikun tim që jeton në Londër, që bën libra dhe është fotograf, do bëjmë një libër për ndryshimet në Shqipëri gjatë viteve të fundit prej Edi Ramës. Unë, duke parë që Edi Rama është artist, shkova i prezantova projektin për një libër, lidhur me arritjet dhe ndryshimet e viteve të fundit.

Fakti/ Takimi mes tyre u bë më 2 tetor 2020, por Luftar Hysa i kartelit “Sinaloa”, nuk e bëri librin me temë “Modernizimi i Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama”; mbasi tema e takimit mes tyre nuk ishte libri, por pazaret për biznese miliona Euro e pastrim parash në Shqipëri.

Konkretisht, më 22 dhjetor 2020, vetëm 3 muaj pas takimit me Edi Ramën, ai mori licencën dhe kazino “Entertaimnet&Gaming” në Vlorë, ndërsa më pas hapi disa firma hije në Shqipëri, nëpërmjet të cilave përfiton tenderë, troje për vila, hotele e pallate në bregdetin e jugut.

Ka informacione, se agjencitë anti-mafia të SHBA-BE, kanë skeduar edhe këtë takim të Edi Ramës me anëtarin e kartelit të El Chapo dhe komunikimet me të, duke marrë informacion për krejt punët e zeza që vazhdojnë bëjnë bashkë, nëpërmjet sekserit Dorjan Duçka./Pamfleti

 

luftar hysaj karteli i sinaloa libri për edi ramën

Lini një Përgjigje