TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 13:58

Adem Alushi i Aldent, presion Edi Ramës për leje pallati: çon studentët në protestë, dyshime për pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti
Adem Alushi i Aldent, presion Edi Ramës për leje pallati: çon
Adem Alushi /

'Revolucioni i Flamingove' po shfrytëzohet nga 'ujqërit' e universiteteve private; Pronari Adem Alushi, që shpëtoi fabrikën e diplomave në 2014, pret lejen e ndërtimit për një godinë 5 katëshe në zonën e TEG; ndërsa universiteti i tij nuk plotëson kriteret ligjore. Rama do t'i nënshtrohet shantazhit?

'Revolucioni i flamingove', i cili duket se e ka sëkëlldisur jo pak Bablokun, duket se po shfrytëzohet edhe nga 'ujqërit' e universiteteve private dhe rrufjanët për t'ë përfituar nga kjo situatë. Në protestën për rrëzimin e Edi Ramës janë shfaqur edhe studentët e Universitetit Aldent, me pronar Adem Alushi, i cili në vitin 2014 arriti t'a shpëtonte fabrikën e tij të diplomave nga shkrirja, ndonëse nuk plotësonte kushtet ashtu si Kristal, Vitrinat etj.

Ashtu si biznesmenë të tjerë, të cilët po mbështesin protestën për të hyrë në pazar me Edi Ramën dikush për t'i hequr detyrimet tatimore, dikush për ndonjë koncesion apo pronë publike, Adem Alushi dyshohet se po përdor studentët e fabrikës së tij të diplomave për të detyruar Ramën t'i firmosi lejen për godinë në një pronë me letra të dyshimta dhe që po mbushet me ndërtime kaotike.

Mbetet për t'u parë nëse Rama do t'i nënshtrohet shantazhit duke miratuar lejen apo do të aktivizojë Mirela Kumbaron për të zbatuar ligjin për Universitetin Aldent, i cili nuk plotëson shumë kritere për të qenë i tillë./Pamfleti

adem alushi edi rama aldent

8 Komente

  1. A
    A.B

    Dr Adem Alushi eshte nje nga njerezit me korrekt qe ka Shqiperia dhe Universiteti Aldent eshte i standarteve Nderkombetare. Sikur te gjith universitetet e tjere ne Shqiperi te ishin sa 50 % i tije , do ishim shum krenar.

    1. L
      Luljeta Bara

      Pseudoprofesor Ademi, nje skuth qe ka menduar gjithe jeten si te bleje ofiqet e situatat per cuar para biznesin e vet. Aldenti eshte Universitet qe fabrikon e shet copa letrash duke genjyer studentet.

      1. S
        Studentet e Tiranes

        Si sju vjen turp qe doni te njollosni dhe studentet qe dalin e flasin per te miren e ktij vendi . Ju qe e mbani veten per portal i rregullt para se te dilni e te njollosni figurat e te rinjve shifni pak ato uqerit e vjeter qe rjepin studentet me seminare e mashtrime e kercenime qe po nuk moret pjese ne konferencen time do ju djeg vitin .

        1. R
          R S

          Portal i shitur si mund te dilni te njollosni figurat e studenteve qe nuk kan fare lidhje me pronarin e universitetit . Aty del e flet kushdo qe ka ndjenje per ket vend Shifni ato petagoge qe organizojne pseudo seminare dhe eskursjone terbimi me studentet qe i detyrojne nqs nuk mer pjese do ju ngelim e nqs vini ne seminare mos hecni as ne shkolle nqs nuk doni .

          1. B
            B.A

            Shkoll i thencin. Mir qe na hante eurot ademi po na conte dhe te ortaku i tij qe te benim kurse pas shkolles se larte e te na ripte prape nga leket.

            1. B
              B.A

              Mir qe na ropi vet nga eurot duke ngrit cmimin cdo vit po na conte pastaj te ortaku vet me bo dhe kurse te shtrenjta.

              1. R
                R S

                Po si sju vjen turp per portalin qe jeni dilni e mashtroni duke njollosur figurat e studenteve te rinje . Arditi eshte nje djale i shkelqyer ne te gjithe anet . Meruni me ato pseudo petagoge qe organizojne seminare e kercenojne studentet nese nuk merni pjese ne konferenca e seminare do te keni penalizime

                1. K
                  K F

                  Shikoni ate xhuxhin e Ballshit Gentian Asllani qe shfrytzon studentet per seminaret e tij e si paguan . I jep ca sanduica si shperblim dhe kur studentet kerkojne hakun e tyre shkon dhe i denoncon per kanosje , shantazhe e kercenim . Duke mare tendera me miljona leke duke organizuar tek 15 katshi seminare studentore e mashtruar per kredite

                  Lini një Përgjigje