Aktualitet10 Korrik 2023, 11:44

“Administratori i gurores na ka kërcënuar”, Jashar dhe Murat Maja: Shteti të marrë masa, ndryshe do ketë vrasje

Shkruar nga Pamfleti

“Administratori i gurores na ka kërcënuar”, Jashar dhe

Dhuna barbare e fisit Rraja ndaj kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit.

Jashar Maja dhe Murat Maja kanë treguar se kanë mbledhur fakte e prova, dhe se një ditë para ngjarjes janë kërcënuar nga administratori i gurores.

Gjithashtu në një intervistë për News24, Jashar dhe Murat Maja theksuan se kanë protestuar para policisë, por u është bërë presion që të largohen.

"Alfred Karaj nuk ka thënë të vërtetën. Ne disponojmë mesazhet, me video e figurë. Nuk kemi bërë ne presion, por na kanë bërë presion. Qëkur ka filluar përplasja jonë, roja e ka lënë punën. Na kanë akuzuar se kemi kërkuar para, nuk është e vërtetë. Unë kam prova, Alfred Karaj më ka bërë presion edhe më parë, nga më të ndryshmet.", tha Jashar Maja.

Gjithashtu ai theksoi se kanë bërë shumë herë denoncime, por askush nuk i ka marrë parasysh dhe se nuk janë pyetur nga policia.

“Edhe ditën që unë kam qenë i plagosur më kanë bërë presion. Kanë larguar njerëzit tonë me dhunë. Ambulanca nuk vinte. Presionet e administratorit të gurores kanë nisur para se të ndodhte kjo ngjarje”, tha ai.

Më tej Jashar Maja deklaroi se kanë protestuar përpara policisë së Krujës, por i kanë kërkuar të mos protestojnë për këtë çështje.

Gjithashtu për mediat ka folur edhe Murat Maja vëllai i Jaharit i cili ka kërkuar nga shteti që të merren masa.

“Unë kërkoj nga shteti shqiptar të merren masa. Ai shef që më ka bërë presion, të ndiqet penalisht. Kam shkuar në polici, mi kanë kërkuar me video dhe ia kam dhënë me video. Alfred Karaj bën presione, ne kemi protestuar para policisë. Dhe na thërrisnin një nga një brenda, mos u fusni në gurore se do t’ju arrestojmë. Por për çfarë? Se kërkonim të drejtën tonë. Alfred Karaj ka thënë se unë kam punësuar fshatin Borizanë.", tha Murat Maja.

Gjithashtu ata paralajmërua që gurorja të mbyllet nga shteti, duke thënë se nëse do të vijojë aktivitetin do të ketë vrasje.

“Ka për t’u helmuar fshati thuaj Edi Ramës. Ku ke ndërmend të shkosh”, u shpreh ai.

jashar maja vrasje shteti kercenim