TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2024, 16:41

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës histori suksesi, 10 milionë pasagjerë brenda vitit

Shkruar nga Pamfleti

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës histori suksesi, 10 milionë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka nisur një tjetër epokë nën drejtimin e Kastrati Group. Që prej viti 2022 kur kjo kompani mori 100% të aksioneve situata ka ndryshuar shumë.

Presidenti i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati, në vitin 2021 u shpreh se shumë shpejt “do të jemi lider të rajonit”, duke parashikuar se brenda 3 viteve do të kapnin 10 mln pasagjer në vit. Kjo shifër është arritur dhe tani në vitin 2024, Tirana International Airport është një histori suksesi.

Drejtori ekzekutiv i Kastrati Group, Piervittorio Farabbi, shprehet se numri i pasagjerëve nuk rritet rastësisht.

“Numri i pasagjerëve nuk rritet thjeshtë me magji, por fillimisht ishte vendimi për të krijuar kapacitetet, më pas për ta kthyer aeroportin dhe Shqipërinë, Tiranën, si një destinacion atraktiv”, u shpreh ai ndërsa shtoi se tashmë janë më shumë se 100 destinacione direkte.

“Një tjetër plan që ne kemi është që të instalojmë panele diellore këtu në aeroport në mënyrë që të mundësojmë ndriçimin e të gjithë aeroportit, ndërkohë që çdo dritë që kemi aktualisht, është LED”, tha ai.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës histori suksesi, 10 milionë

Në aktivitetin “Pasagjeri 10 milionë”, e pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka zbuluar dhe objektivin për vitin 2025: 12 milionë pasagjerë në Rinas.

“Të kremtosh sot pasagjerin e 10 miliontë ka kaluar përmes një rruge të vështirë, mbi të gjitha një rrugë plot me dyshime, por edhe për të gjithë të tjerët që e kanë përdorur për narrativë politike. Sot, një moment reflektimi sepse ne nuk udhëhiqemi nga vetëkënaqësia. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet tona. Tashmë, ne duhet të punojmë fuqishëm, pasi në vitin 2025, kemi marrë angazhim për të pasur në këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë”, tha ajo

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës histori suksesi, 10 milionë

Më tej, Balluku ka thënë se përmes të gjitha pikave kufitare, në Shqipëri kanë hyrë 11 milionë e 40 vizitorë deri në muajin Nëntor.

Lini një Përgjigje