TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2026, 11:39

Detaje nga atentati ndaj Edmond Sulës, autori dyshohet se ishte vrasës me pagesë; u filmua nga kamerat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga atentati ndaj Edmond Sulës, autori dyshohet se ishte vrasës
Viktima-Edmond Sula

Sipas grupit hetimor, dyshohet se atentati ndaj Edmond Sulës ishte i mirëorganizuar dhe u krye nga një vrasës me pagesë, ndërsa kamerat e sigurisë fiksuan autorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula në Bërxullë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshimet paraprake janë se atentati është organizuar nga vrasës me pagesë, bazuar në mënyrën e planifikuar të ekzekutimit dhe lëvizjet e autorit pas krimit.

Sipas hetimeve, autori ka pritur viktimën pranë banesës dhe ka vepruar në momentin kur Sula ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në oborr. Dyshohet se ai e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mënyra e ekzekutimit ka ngritur dyshime se autori mund të ketë vepruar nga një distancë prej 60 deri në 100 metrash, duke përdorur një armë të pajisur me dylbi ose me karakteristika snajperi.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar autorin duke u larguar në këmbë nga vendngjarja. Hetuesit dyshojnë se pak më tej ai është marrë nga persona të tjerë me automjet, të cilët e kanë ndihmuar të largohej.

Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Sipas të dhënave, ai ishte proceduar më parë për disa vepra penale, mes tyre rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.

Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet e mundshme për çështje pronësie. Viktima merrej me shitblerjen e pronave dhe grupi hetimor po verifikon nëse aktiviteti i tij mund të ketë krijuar konflikte që çuan në atentat.

Nga ana tjetër, familjarët e Edmond Sulës kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë dijeni për konflikte apo mosmarrëveshje që ai mund të ketë pasur kohët e fundit me persona të tjerë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe personave që dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin dhe largimin e tij pas atentatit.

edmond sula atentat kamera vrases me pagese burxulle

Lini një Përgjigje