TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2025, 13:37

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës

Shkruar nga Pamfleti

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do

Operacioni i bujshëm hetimor në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që çoi në arrestimin e CEO-s, Hong Ping Xiao, po ndiqet me vëmendje të plotë nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.

Kreu i saj, Dritan Shahu, në një prononcim për mediat,  ka pohuar se sindikata është angazhuar maksimalisht për të monitoruar pasojat që këto zhvillime mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës.

Shahu ka pohuar gjithashtu se sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

Ai është ndalur edhe te diferenca e madhe e pagesës ndërmjet punonjësve të fushës naftëmbajtëse dhe niveleve të administratës, duke pohuar se po vijojnë të gjitha përpjekjet që ata të marrin pagën e merituar.

“Ne jemi të vendosur të garantojmë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve,” ka thënë Shahu, duke u bërë thirrje punonjësve të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare.

 

Lini një Përgjigje