TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2025, 11:35

Gara për kreun e BKH futet në fazën e tretë, 7 kandidatët do të kryejnë testin fizik më 11 korrik

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e BKH futet në fazën e tretë, 7

Komisioni i Posaçëm në Prokurorinë e Posaçme vendos që faza e tretë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ajo e testimit fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025.

Në këtë fazë 7 kandidatët e kualifikuar do të testohen fizikisht, duke zhvilluar vrapime dhe ushtrime të tjera.

Ky test do të ndiqet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Kujtojmë se drejtueses aktuale të BKH, Aida Hajna i përfundon mandati me 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat të dytë, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj
Gledis Nano dhe Joni Keta.

Programi i testit fizik

- Vrapim

- Pompa

- Ushtrime fizike

Testimet fizike do te kryhen tek reparti RENEA.

Lini një Përgjigje