TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 17:56

Afera “Partizani”, Dumani tregon a do t’i hiqet Berishës masa e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Afera “Partizani”, Dumani tregon a do t’i hiqet Berishës

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në Kuvend edhe për dosjen e aferës “Partizani”, që si të dyshuar kryesor ka Sali Berishën.

Se përse Berishës nuk i hiqet masa e sigurisë detyrim paraqitje, Dumani tha se një vendim i tillë merret vetëm nga GJKKO.

Ka kaluar edhe fazën e shqyrtimit të seancës paraprake. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar edhe akuzat dhe provat e grumbulluara nga SPAK dhe ka vendosur që çështjen ta çojë në gjykim në GJKKO. Gjithë këto pyetje dhe pretendime që ngre zoti Strazimiri i përkasin seancave gjyqësore që po zhvillohen në GJKKO.

Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim gjykate dhe është gjykata që vendos shuarjen e masës së sigurimit”,- tha Dumani.

Lini një Përgjigje