Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në aksin Levan–Vlorë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe trafik të dendur në zonë.
Në ngjarje është përfshirë një automjet tip "Fiat", ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse automjeti ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës, apo nëse në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër.
Lini një Përgjigje