
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku një furgon i linjës së Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Për pasojë 2 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia dhe grupi hetimor po kryejnë ekspertizën e nevojshme për gjetjen e shkakut të aksidentit, i cili dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit.
Nga informacionet paraprake ende të pa konfirmuara nga policia, shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dyshohet të ketë qenë gjendja shëndetësore e shoferit. Ky i fundit dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjë që ka sjellë më pas humbjen e kontrollit të mjetit dhe përplasje e tij me mbrojtësen anësore të autostradës. Shoferi mësohet se është një nga viktimat.
Lini një Përgjigje