Vendimi përfshin edhe pezullimin e disa drejtuesve të tjerë vendorë, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për përgjegjësitë institucionale lidhur me këtë rast.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra drejtuesin e Policisë së Durrësit Afrim Tafa, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e djeshme, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën dy fëmijë. Në vend të tij është caktuar përkohësisht Ervin Hodaj.
Vendimi përfshin edhe pezullimin e disa drejtuesve të tjerë vendorë, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për përgjegjësitë institucionale lidhur me këtë rast.
Nga detyra janë pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo, për shkak të performancës së dobët në përmbushjen e detyrave.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:10 në zonën e ish-kënetës në Durrës. Si pasojë humbën jetën dy fëmijë, të moshës 10 dhe 12 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër mbeti i plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, drejtuesi i automjetit humbi kontrollin mbi mjetin, ndërsa dyshohet se ai drejtonte në gjendje të dehur. Pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u identifikua nga policia dhe u arrestua.
Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për të vlerësuar nëse ka përgjegjësi nga ana e punonjësve të policisë.
"Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:
-Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast", njofton policia.
jan masa prej koti per me qetesu situaten, nuk i vlejne kujt se po e njejta gjendje do jete sepse policia ka tru derra qe drejtojn e veprojn. shifi qafat i kane si derra nga berxollat e rakite qe pin. qe me vepru kta duhet me provu ne sojin e vet fatkeqesine. pse ska polici ndaj ky biri i botes i dem tap guxo me nga makinen. e tash thot ce du jetn. e kujt i vlen jeta e tij, po ato voglusha qi skthehen ma. po prindet e tyne dhimbja e pasherushme, ai pijanec i ka hap nje grop qe sdo mushet kure. policia jon esh ku thret qameti duhet shkartis e me u be per nga fillimi me njerez te ndershm jo me hajna e kriminel.
Car ti bejme atij psikopatit qe para nje muaji vrau 10 femije ne Amerike dhe del shefi i policise ne konference po punojme per identifikimin e autorit dhe motivet? Ok, ato te gjithe jane per masa ne aspektin moral, por krimin nuk e beri policia, e beri nje individ I poshter.
Para laci burra????????????????????????