TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2025, 22:05

Elira Kokona, dora e oligarkëve për përvetësimin e pronave publike; 7 punë në konflikt interesi dhe 450 mijë euro në llogari

Shkruar nga Pamfleti

Elira Kokona, dora e oligarkëve për përvetësimin e pronave

Elira Kokona ka mbajtur funksione të rëndësishme në qeverisje pas vitit 2013. Kokona ka qenë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës

Si mos të mjaftonte tjetërsimi i pronave të ushtrisë me projektin Shqipëria 1 euro dhe kalimi i zonave në bregdet në pronësi të oligarkëve me ligjin e investimeve strategjike, vitin e kaluar qeveria shpiku një tjetër nismë për të kaluar në duart e të njëjtit rreth klientësh pronat dhe pasuritë e fundit publike që kanë mbetur.

Në koordinim të heshtur me fije pranë familjes Berisha që sundon opozitën, për të realizuar këtë synim grabiqar, qeveria vendosi nisjen e një partneriteti të ri me biznesin privat, për të sjellë atë që po e quan rijetëzimi i pronës shtetërore.

Janë piketuar prona strategjike, vila qeveritare, ndërtesa të vjetra, zyra, troje shtetërore etj, për disa oligarkë. Këta të fundit do të investojnë për të ngritur kulla, resorte dhe vila, ndërsa shteti do të përfitojë zyra ‘falas’.

Disa nga projektet zhvatëse janë;

–Kthimi i vilave qeveritare në Vlorë në hotole luksoze.

–Kthimi i vilave qeveritare në Velipojë në hotele luksoze.

–Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

–Ndërtimi i kompleksit guvernativ në zonën urbane pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në një truall rreth 12 mijë m2.

–Ndërtimi i tadiumit të “Selman Stërmasi, ku privati do të shfrytëzojë një territor 60 mijë m2.

–Godina e re e Bibliotekës Kombëtare në afërsi të Qytetit Studenti, me një sipërfaqe trualli prej 27 mijë m2.

Disa plane të tjera për të përlarë pasuritë publike janë në proces. Ato lindin zakonisht në darkat dhe drekat me verë të shtrenjtë.

Për zbatimin e këtij projekti grabitqar është krijuar Korporata Shqiptare e Investimeve. Në krye Edi Rama ka vendosur zonjën Elira Kokona, e cila duket se do të përdoret si Ilir Beqja për koncensionet në shëndetësi.

Elira Kokona ka mbajtur funksione të rëndësishme në qeverisje pas vitit 2013. Kokona ka qenë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Këto detyra i ka ushtruar në konflikt interesi me disa funksione dhe veprimtari të tjera, pasi në të njëjtën kohë rezulton se ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate deri në vitin 2014. Madje zonja Kokona rezulton se ka mbrojtur në arbitrazh interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë deri në vitin 2015.

Në vitet 2015-2016, në llogarinë e saj kanë kaluar rreth 450 mijë euro si pjesë e trashëgimisë nga zbatimi i dy vendimeve të Strasburgut.

Elira Kokona, dora e oligarkëve për përvetësimin e pronave

Ka dyshime të forta se Elira Kokona ka përdorur funksionet si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas si Zv Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, për të mbledhur dokumente në funksion të çështjeve të saj kundër Shqipërisë.

Elira Kokona, dora e oligarkëve për përvetësimin e pronave

Krahas funksionit të Sekretares së Përgjithshme dhe veprimtarisë si avokate në çështjet kundër shtetit shqiptar, zonja Kokona ka deklaruar të ardhura edhe mësimdhënia në Shkollën e Avokatisë, mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënia në Universitetin Luarasi, si eksperte e KSHC, ekspertizë me KE. /Prapaskena/

 

Lini një Përgjigje