
Gazetari Trashëgim Sokolaj ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, ku u arrestua ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe 11 punonjës policie të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal.
Sipas tij, pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' janë duke u hetuar 56 efektivë policie.
“Është një proces hetimor që vazhdon. Kanë dalë në skenë disa emra personazhe jo vetëm të njohur, por edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë së shtetit, të cilët nga komunikimet dhe bisedat e SPAK rezultojnë si të implikuar. Ka një numër efektivësh që kanë rezultuar të implikuar në aktivitet kriminal qoftë korrupsion si pasojë e zbardhjes së mesazheve që fillimisht janë përpunuar nga hetues belg dhe francez. Në varësi të aktivitetit ku kanë vepruar këta persona, këto mesazhe janë ndarë nga policia franceze dhe belge me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të tjera. Breçani, një oficer i spikatur në policinë e shtetit. Kemi Ervin Matën që është në kërkim prej disa vitesh. Bëhet fjalë për disa punonjës policie.
Ky është degëzim i metamorfozën, nuk është vazhdim. Ka rreth 56 efektivë që janë duke u hetuar për shkak të këtyre mesazheve dhe komunikimeve që kanë pasur në platformat e kriptuara që përdoren për t’ju shmangur krimit. Ky është hetim jo i zakonshëm. Indiciet apo baza nga nisen hetuesit dhe prokurorët janë disa mesazhe që kuptohet siç po rezulton nga goditjet e SPAK janë mesazhe që shkëmbehen nga elementë të lartë të zbatimit të ligjit, si policë, prokurorë, apo persona me background kriminal. Provat e marra në aplikacione janë të paligjshme në aspektin procedurial për t’u përdorur”, tha gazetari për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje