TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2023, 18:50

"Akt çnjerëzor", Karamuço për aksidentet e përsëritura në Qafë Thanë: Janë shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë!

Shkruar nga Pamfleti
"Akt çnjerëzor", Karamuço për aksidentet
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me 6 aksidentet automobilistike të regjistruara në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, ku humbi jetën dhe një shtetase gjermane. Dyshohet se janë shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë nga firmat e karrotrecave.

Karamuço e konsideron si akt çnjerëzor, teksa thotë se ky krim ende nuk është konfirmuar nga Policia. Ai shton më tej se hedhja e vajit në disa akse rrugore po krijon aksidente, të vdekur dhe panik publik.

"Kam 5 vjet që dëgjoj për akte çnjerëzore ende të pakonfirmuara nga policia, por që vazhdojnë të shtojnë radhët e dëshmitarëve dhe viktimave. Hedhja e vajit, naftës dhe lëndëve të tjera viskoze të padukshme në disa akse rrugore po krijon aksidente, të vdekur dhe panik publik." shkruan Karamuço.

 

aksidentet në qafë thanë karamuço

Lini një Përgjigje