Aktualitet10 Maj 2023, 16:24

“Me cilën parti je?”/ Skandal në Bulqizë, truproja e Ballukut tenton të dhunojë gazetarin

Shkruar nga Pamfleti
“Me cilën parti je?”/ Skandal në Bulqizë, truproja e

Gazetari Enver Doçi është bërë pjesë e një incidenti ditën e sotme. Doçi ka rrëfyer se pak para një takimi elektoral të ministres Balluku në Bulqizë, truproja i saj ka tentuar ta dhunojë dhe i ka bllokuar rrugën. Gazetari ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja. 

“U futa brenda nuk kisha as kamera dhe pasi shoqëruesi i Ballukut më doli para dhe më bllokoi rrugën. Më tha “Kush je? Ku shkon? Me kë parti je?”. I thashë që vota është e fshehtë. Unë do futesha brenda si banor. Truproja, pasi i thashë që do futem brenda më tha kush je, i tregova emrin dhe i thashë që jam banor i qarkut Dibër. Në atë moment kam ndezur celularin dhe kam regjistruar bisedën që bëra. Ai nuk fliste por bënte gjeste me duar. Ai është i shëndoshë, i veshur me rroba të zeza. Ai tentoi të më qëllonte, unë nuk isha si gazetar, por si qytetar i thjeshtë.”, tha Doçi.

Rastet e dhunës kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Incidente dhe skandale me blerjen e votës janë shënuar në disa zona të Shqipërisë. 

balluku enver doçi 14 maji skandal