Aktivisti Arben Kola ka mbajtur një tjetër fjalim në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar se mobilizimi i qytetarëve nuk do të ndalet vetëm te godina e qeverisë.
Duke iu drejtuar protestuesve të mbledhur në qendër të Tiranës, Kola pretendoi se ka pasur përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubim, por shtoi se kjo nuk e ka ndalur organizimin e protestës.
“Kanë bllokuar autostradën për të mos lejuar njerëzit të vijnë në Tiranë. Ju erdhi fundi”, u shpreh ai.
Në vijim të fjalës së tij, aktivisti deklaroi se protesta do të shtrihet edhe përpara institucioneve të tjera shtetërore.
“Kemi rrethuar Kryeministrinë. Parlamenti po rrethohet, të gjitha ministritë po rrethohen. Do të qëndrojmë këtu deri sa të shporren”, tha Kola para protestuesve.
Protesta e 21-të ka mbledhur në Tiranë qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët kanë artikuluar kërkesa të ndryshme politike dhe institucionale, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshime në drejtimin e vendit.
Lini një Përgjigje