TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 20:55

“Shkrepat e shqipeve po mblidhen”, mjeku apel kolegëve emigrantë: Kthehuni, vendi ka nevojë për ju!

Shkruar nga Pamfleti
“Shkrepat e shqipeve po mblidhen”, mjeku apel kolegëve
Mjeku në protestë

Një mjek, pjesë e protestës së 21-të para Kryeministrisë, iu drejtua qytetarëve me një mesazh për emigrimin, shpresën dhe përgjegjësinë ndaj vendit, duke u bërë thirrje kolegëve të tij që kanë marrë rrugët e mërgimit të bashkohen për të kontribuar për Shqipërinë.

Nga podiumi i protestës, ai tha se po fliste jo si profesionist i shëndetësisë, por si një prej mijëra shqiptarëve që janë larguar nga vendi me dhimbjen e ndarjes nga familja dhe prindërit.

“Sot jam si një nga ju që mora valixhen e rëndë që u mbush me lotët e prindërve tanë. Ato lot janë për ne. Ne do t’i dalim zot vendit tonë”, u shpreh ai.

Mjeku theksoi se Shqipëria ka nevojë për angazhimin e qytetarëve të saj dhe se është koha që të rinjtë dhe diaspora të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

“Shqipëria sot ka zot dhe për të luftojmë ne. Ne jemi ata që duhet ta shtyjmë përpara Shqipërinë”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke përmendur vështirësitë me të cilat përballen qytetarët për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

“Sa herë na është dashur të shohim prindërit tanë në spitale, në pamundësi për të marrë trajtimet që u nevojiten. Korrupsioni është ende në çdo qelizë dhe duhet zhbërë”, tha ai.

Në përfundim, mjeku përdori një mesazh simbolik për bashkimin e shqiptarëve, duke deklaruar se “shkrepat e shqipeve po mblidhen”, në një moment kur, sipas tij, vendi ka nevojë për kontributin e të gjithëve.

mjeku në protestë thirjet mesazhet

Lini një Përgjigje