Një nga protestueset ka denoncuar dhunën e paprecedentë të policisë ndaj babait të një fëmije me aftësi të kufizuara para Parlamentit.
Ajo tha se ai protestoi sepse i duhet të shkojë në Francë për të kuruar të birin dhe se nuk merrte pagesën e kujdestarisë deri sot, kur qeveria miratoi këtë pagesë.
“Nëse një baba ka indinjatë se nuk ka ushqim për fëmijën e tij, nëse ka indinjatë se duhet ta kurojë fëmijën në Francë, si mund të mos e kuptojmë?
Policia e ka goditur deri në humbje të vetëdijes. Kryeministri vetën sot që Alti u dhunua miratoi pagesën për kujdestarët e njerëzve me aftësi të kufizuara. Turp kryeministër, bashkë me deputetët që rrini aty”, tha ajo.
Lini një Përgjigje