TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2025, 15:58

Akuzohet për fshehjen e pasurisë, Asllan Dogjani shkon familjarisht në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për fshehjen e pasurisë, Asllan Dogjani shkon familjarisht

Ish-deputeti Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme me të gjithë pjesëtarët e familjes së tij për të marrë pjesë në gjyq.

Dogjani akuzohet për refuzim për deklarim e fshehje pasurie.

Sipas SPAK, Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një apartamenti rreth 100 m². Vetë deputeti ka pretenduar se ka përfituar pronën në bazë të një marrëveshjeje në këmbim të shërbimit të konsulencës juridike.

Por nga hetimet e SPAK ka dyshime se Dogjani e ka blerë apartamentin për 126 mijë euro, duke paguar shumicën e shumës me para cash.

Gjithashtu, SPAK zbuloi se kontrata kishte dy data të ndryshme, 6 shtator 2006 dhe 6 dhjetor 2006, duke krijuar dyshime për ligjshmërinë e procesit të përfitimit të apartamentit.

2 Komente

  1. N
    Ndue Perlleshi te idheheqes i kryengritjes se ban

    Si e keni lejuar kete shumë marramendese ne thonjeza kjo shumë më te cilen ishin perballuar shpenzimet e Fatmir Mediut per dy javë te mira ne Bankok Turp te keni mos e perserisni herë tjeter

    1. J
      Jam bash lumjan

      Nuk merrret Spaku me miliardat e qeveritateve por merret me shtepin e asllanit ne te cilen jeton aktualisht.

      Lini një Përgjigje