Aktualitet14 Korrik 2023, 10:41

Akuzohet për shpërdorim detyre, lihet në burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për shpërdorim detyre, lihet në burg ish-kryebashkiaku

GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci, i cili u arrestua dje me urdhër SPAK. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.

Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë  në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.   

Tuci ka lejuar disa banorë që të pastrojnë një rruge 1 km në nje fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.

SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin Tucit. SPAK thotë se ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejuoi hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 mln lekë fondit pyjor.

fran tuci