Qeveria shqiptare 'godet' Ambasadën e SHBA pas alarmit për rrezik sulmesh nga grupe të lidhura me Iranin...
Alarmi i sigurisë i dhënë pak orë më parë, ka krijuar përplasje mes ambasadës së SHBA dhe qeverisë shqiptare.
Ambasada publikoi një mesazh, ndoshta më i forti në gjithë këtë muaj konflikti me Iranin, duke paralajmëruar për sulme terroriste në vendin tonë, nga individë të lidhur me Teheranin.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, tha ambasada e SHBA.
Edhe pse mesazhi u drejtohej shtetasve amerikanë, ai është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi sipas ambasadës, mund të ketë sulme ndaj MEK, kafeneve, hoteleve apo qendrave tregtare.
Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak qeverisë shqiptare. Në një deklaratë për mediat, Agjencia për Media dhe Informim e ka cilësuar alarmin e ambasadës së SHBA si hamendësim. Sipas saj, autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë të dhënë për sulme të tilla.
“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane.
Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagim.
Shqipëria është ndër të paktat shtete në Europë që ka hyrë në konflikt me Iranin. Përplasjet nisën pasi Shqipëria mori rreth 3000 muxhahedinë iranianë, përfaqësues të opozitës iraniane. Madje edhe vetë ish-lideri i Iranit, Ali Khamenei, para disa vitesh deklaroi: "Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit".
Por përplasjet u ashpërsuan pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve shqiptare. Më pas u dëbua ambasadori dhe u mbyll ambasada. Ndërkohë, pak ditë më parë Shqipëria e shpalli Iranin si shtet që financon terrorizmin. /Pamfleti
Po ne Surrel e të apartamenti Sales a mberrijne raketat e Iranit, se latgqofte modem fund ne Shqiptaret.
Ky na mori fytyren me keto veshje jo dinjitoze tere zhubra. Si nuk ka turp qe i paraqitet zonjes si lango rrugesh.
Sulmi kibernetik u sponzorizua nga ketu!