TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2026, 21:12

Ambasada e SHBA sinjalizoi se Shqipëria mund të jetë shënjestër e Iranit, Rexhaj: Ekziston rrezik real!

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada e SHBA sinjalizoi se Shqipëria mund të jetë
Albatros Rexhaj

Një paralajmërim i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për rreziqe të mundshme ka rikthyer vëmendjen te raportet me Iranin dhe siguria në Shqipëri.

Sipas njoftimit, grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte që lidhen me interesat amerikane ose me opozitën iraniane të vendosur në Shqipëri. 

Analisti Albatros Rexhaj e konsideron paralajmërimin si një veprim të pritshëm nga autoritetet amerikane. Ai thekson se shpërndarja e informacionit synon rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe njëkohësisht sinjalizon se strukturat amerikane janë në dijeni të zhvillimeve. Sipas tij, SHBA kanë detyrim të informojnë qytetarët e tyre në raste kur disponojnë të dhëna për kërcënime të mundshme.

Në këtë kontekst, Rexhaj e lidh situatën me marrëdhëniet e tensionuara mes Shqipërisë dhe regjimit iranian. Ai bën dallim mes qeverisjes në Iran dhe popullsisë, duke vlerësuar se një pjesë e madhe e qytetarëve iranianë nuk mbështet sistemin aktual politik.

Analisti e vendos këtë zhvillim edhe në një kornizë më të gjerë ndërkombëtare, ku vëren rritje të tensioneve globale. Ai argumenton se në skenarë të tillë, vendet përballen me zgjedhje strategjike dhe pozicionim të qartë në rast përplasjesh.

Rexhaj: Ekziston një rrezik real, ndaj të cilit duhet reaguar. Me këtë njoftim, SHBA ngrenë vetëdijen e popullit, por edhe i tregojnë palës tjetër që jemi në dijeni. Gjithashtu, heqin përgjegjësinë në raport me qytetarët e vet. Nëse SHBA ka informacion që diçka mund t’i ndodhë qytetarëve të vet, kanë për detyrim ta shpërndajnë. Nuk është befasi, Shqipëria trajtohet si shtet armik nga Irani. E kam fjalën nga regjimi iranian sepse populli iranian sot nuk ka ndryshim nga shqiptarët e viteve ’80 në Shqipëri. Ata jetojnë në një regjim që nuk e duan, edhe pse jeton edhe atje një pjesë që e mbështet regjimin, por shumica nuk e do atë regjim.

Bota sot po shkon drejt një eskalimi, shqiptarët nuk duhet të tremben, duhet të mësohen me këto gjëra. Dhe në situata të tilla duhet zgjedhur anë sepse nëse qëndron anash… Ka njerëz që thonë se “politika është e papërgjegjshme” ose “pse na përfshijnë në luftë”. Lufta do bëhet, duam apo nuk duam ne. Ne mund të përcaktojmë se në anën e kujt do jemi nëse do ketë përplasje.

 

ambasada e shba irani

1 Komente

  1. A
    Alb

    Ca thot ky raku duhet te mesohen shqiptaret me keto gjera pse re dhe sherret e arabeve kishim mangut ne me i zgjidh ne shqiperi

    Lini një Përgjigje