Aktualitet19 Korrik 2023, 17:38

Alfred Peza bëhet problem në organizatat ndërkombëtare, Federata Europiane e Gazetarëve e alarmuar nga shkarkimet në RTSH

Shkruar nga Pamfleti
Alfred Peza bëhet problem në organizatat ndërkombëtare,
Ricardo Gutierrez dhe Alfred Peza

Shkrimet e “Pamfletit” për skandalet e Alfred Pezës kanë vënë në lëvizje Federatën Europiane të Gazetarëve.

Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve janë skandalizuar nga shkarkimet që po ndodhin në RTSH, të denoncuara ditët e fundit nga “Pamfleti”.

Pasi mori kreun e RTSH, Alfred Peza po shkarkon të gjithë gazetarët dhe punonjësit profesionistë dhe po emëron aty çiliminj, gazetarë të portalit të vet, dashnore zyrtarësh dhe këdo që ka gjetur në rrugë.

Kjo situatë ka shqetësuar Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke dhënë alarmin mbi atë që po bën Alfred Peza në RTSH. Ai ka kërkuar nga gazetarët e shkarkuar që të informojnë Federatën.

Jemi të alarmuar nga vala e shkarkimeve arbitrare të urdhëruara nga drejtori i ri i Televizionit Publik Shqiptar -RTSH, z.Peza. Ftojmë të gjithë gazetarët e shkarkuar të na informojnë. Alfred Peza është drejtor mediatik, por ka qenë edhe ish-deputet edhe sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste Shqiptare deri në shtator 2021”, shprehet ai.

Në dy shkrime, “Pamfleti” ka denoncuar me fakte se si Peza po bën batërdi në RTSH. Në vend që të merrej me ata që marrin rrogën, por as që e dinë se ku ndodhet RTSH-ja, "kapter" Peza ka nisur 'gjuetinë e shtrigave' ndaj atyre që punojnë, duke përdorur pretekste banale.

Javën e fundit, "kapter" Peza ka nisur fushatën e shkarkimeve të gazetarëve dhe punonjësve me përvojë, duke i zëvendësuar me eskorta, mikesha të tij, dashnore të pushtetarëve, taraf etj.

Shkarkimet do të sjellin kosto financiare, pasi "viktimat" e veprimeve arbitrare të "kapterit" do t'i drejtohen gjykatës. Dhe për çdo veprim korruptiv dhe shpërdorim, Peza e di se e merr SPAK-u në dorë, pasi ka qenë deputet.

Një rast flagrant i denoncuar një ditë më parë është emërimi i Bora Xhanit. Kjo e fundit rezulton punonjëse në portalin "AlpeNews", të "kapterit".

Punonjësen e tij në portalin privat, Bora Xhani, Peza e ka emëruar drejtoreshë programacioni në RTSH në konflikt të hapur interesi, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar detyrën.

Fillimisht Peza ka mundësuar largimin e drejtorit të programacionit Melsi Qirici, duke emëruar në vend të tij punonjësen e tij private. "Kapter" Peza po largon edhe kameramanë dhe montazhierë, punonjës të thjeshtë, duke futur në vështirësi të mëdha ekonomike familjet e tyre, me qëllim për të krijuar hapësira për çetën e tij.

Kjo duket se ka shqetësuar dhe organizatat ndërkombëtare, të cilët duket se po skandalizohen nga dita në ditë. Pak ditë më parë ishte Erion Veliaj që skandalizoi të huajt, tani Alfred Peza. /Pamfleti

peza rtsh