Aktualitet19 Korrik 2023, 14:31

BE ndërpreu fondet për shkak të korrupsionit, skema si u vodhën paratë për bujqësinë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

BE ndërpreu fondet për shkak të korrupsionit, skema si u

Komisioni Evropian njoftoi sot qeverinë shqiptare se ka pezulluar grantet për bujqësinë shqiptare, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion në zbatimin e IPARD II.

Si u vodhën paratë e europineve për bujqësinë shqiptare?

Anila Isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtor të LSI që për gjashtë vite me radhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e një serre në Sheq të Fierit.

Marjus Isufaj që njihet ndryshe edhe si miku i Ben Qimes, u dëmshpërblye nga gjykata me shumën marramendëse prej 493 mln lekë me pretendimin se është diskriminuar për shkak se është me LSI-në.

Në listë e përfituesve të IPARD rezulton të jetë edhe Arben Isufaj që është emri i vërtetë i “Ben Qimes” një ndër më të kërkuarit në vend për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ai ka përfituar plot 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

be ndërpreu fondet