
Prokurorët e SPAK, bashkë me Altin Dumanin zhvilluan homazhe për gjyqtarin që u vra në krye të detyrës, Astrit Kalaja.
Në një moment, Dumani është takuar jashtë Pallatit të Kongreseve me Presidentin Bajram Begaj, i cili po ashtu zhvilloi homazhe.


Gjithashtu përfaqësues të qeverisë dhe politikës, që nga kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari u bënë pjesë e homazheve që nisë në orën 09:00-11:00.
Vizitat e ngushëllimit për gjyqtarin e ndjerë në qytetin e Shkodrës do të bëhen në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë më datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem në Shkodër.
Lini një Përgjigje