
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit u ekzekutua në sallën e gjyqit pas shpalljes së një vendimi për një ccështje pronash.
Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij.
Trupi i pajetë i gjyqtarit Kalaja do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.
Lini një Përgjigje