TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2026, 14:57

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:

Shtyrje dhe arrestime në çështje të mëdha

Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurit është shtyrë për ditën e premte, ndërsa Veliaj dhe bashkëshortja munguan, duke u përfaqësuar vetëm nga avokatët. Ndërkohë, ish-kryebashkiaku i Himarës,
Jorgo Goro është rikthyer në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, rreth 6 muaj.

Dosja “Bankers” dhe masa të reja

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masat e katër të pandehurve në dosjen “Bankers”, duke i zëvendësuar arrestin shtëpiak me detyrim për paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendit, pasi ka kaluar afati i paraburgimit 9-mujor.

Shqipëria e pastrimit të parave dhe krimit

Emisioni italian RAI 3 denoncon lidhjen e ndërtimeve me paratë e pista në Shqipëri. Kapitali i drogës dhe i krimit organizuar gjen rrugë përmes ndërtimit, ndërsa klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit.

SPAK dhe aferat lokale

Prokuroria e Posaçme “lan duart” me aferën e Rrjollit, duke dërguar padinë ndaj Bashkim Ulajt në Shkodër, ndërkohë që dy ish-drejtorë të Rinasit përballen me akuza për punësime të dyshimta lidhur me krimin.

Arrestime dhe kapje të drogës

Fatbardh Çela, 51 vjeç, arrestohet në Këlcyrë për ekstradim drejt Italisë, ku ishte dënuar me 10 vite burg për drogë.

Ylli Didani, shqiptari i dënuar me 25 vite burg pas gjyqit 12-javor.

Arrestime për armë, municion dhe drogë në Shkodër, Fushë-Krujë dhe Shijak.

Tre persona arrestohen në Malësinë e Madhe për kultivim kanabisi.

Ngjarje kriminale dhe aksidente

15-vjeçari përplas makinën e policisë në Vlorë, duke plagosur një efektive.

Tentativë rrëmbimi i një 17-vjeçari në Pogradec; dy të arrestuar.

Arrestohet edhe infermieri shqiptar në burgun e Milanos, për dorëzim “pakosh” bashkëatdhetarëve në qeli.

Prokuroria Evropiane vepron

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë grekë, për hetim në lidhje me mashtrime me subvencionet bujqësore, duke përfshirë edhe një ish-Ministër dhe zëvendësin e tij. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje