TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 11:00

Ankimi i Malltezit për pasuritë/ GJKKO rrëzon SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi

Shkruar nga Pamfleti

Ankimi i Malltezit për pasuritë/ GJKKO rrëzon SPAK për

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të përjashtuar gjyqtaren, Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit. Vendimi u dha nga gjyqtarja Miljana Muça.

Ishte gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila mori vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë që sot Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e Malltezit për heqjen e sekuestrove për 25 pasuri të tij si dhe kërkesën e Sali Berishës për shfuqizimin e masave të sigurisë.

Seancat ishin parashikuar paraditen e sotme, por për shkak të kërkesës së SPAK për përjashtimin e gjyqtares u shtynë për disa orë më vonë.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”", njofton GJKKO.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Apeli i GJKKO caktoi ndaj Malltezit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërkohë që la në fuqi masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i kalimit jashtë vendit” për Sali Berishën.

Në njoftimin zyrtar të GJKKO bëhet me dije se me masën e re të sigurisë, Malltezit i ndalohet të largohet nga banesa e tij, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

gjkko spak ilirjana olldashi pasuri malltezi

Lini një Përgjigje