
Ajo që bie në sy edhe në disa foto që ka siguruar “Pamfleti”, është se përfaqësuesit e ambasadës amerikane janë ende aty. Dy zonja e kanë ndjekur seancën që në mëngjes dhe vijojnë të qëndrojnë në ambientet e gjykatës...
Gjykata e Apelit nuk ka marrë ende një vendim për vulën e PD. Sot pati një seancë maratonë për afro 5 orë dhe prej 2 orësh treshja e gjyqtarëve Elona Mihali, Irida Kacerja e Astrit Kalaja janë në Dhomë Këshillimi dhe akoma nuk ka një qëndrim.
Seanca e sotme është vendimtare për të ardhmen e PD. Nëse Apeli ja jep vulën Berishës, atëherë konfirmohet pazari. Dje u duk qartë se Berisa u tërhoq nga skandali “McGonigal”, teksa po shtu frenoi sulmet ndaj gjyqtarëve.
Nëse vulën e merr Alibeaj, atëherë ky është kapitullimi politik për Berishën. Çdo vendim që ka marrë “foltorja” del nul. Berisha nuk është kryetar i PD dhe po ashtu nuk kandidon dot më. Me pak fjalë ai duhet të lërë selinë e PD dhe të mos shohë më mbrapa.
Nëse Apeli vendos që çështja të kthehet në Shkallën e Parë, Berisha do të duhet të ulet në gjunjë para Ilir Metës. Kjo pasi të hënën duhet të bëhet regjistrimi në zgjedhje dhe për sa kohë nuk ka vendim, regjistrohet Alibeaj.
Ajo që bie në sy edhe në disa foto që ka siguruar “Pamfleti”, është se përfaqësuesit e ambasadës amerikane janë ende aty. Dy zonja e kanë ndjekur seancën që në mëngjes dhe vijojnë të qëndrojnë në ambientet e gjykatës, ku po presin vendimin. SHBA e ka bërë të qartë se kujt duhet t’i shkojë vula. /Pamfleti


Lini një Përgjigje