TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2023, 14:33

Berisha mbylli protestën, Policia "blindon" Gjykatën e Apelit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbylli protestën, Policia "blindon" Gjykatën e

Ditën e sotme krahas protestës së thirrur nga opozita është zhvilluar dhe gjyqi për vulën e PD-së.

Teksa protesta tashmë ka përfunduar, forcat operacionale dhe ato Shqiponja kanë rrethuar Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Forcat "Shqiponja" janë vendosur prapa Gjykatës në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra më herët.

Pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat Operacionale (civile) janë zhvendosur në Gjykatën e Apelit.

Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ndërkohë protesta e thirrur më 3 mars nga ish-kryeministri, filloi në orën 12:00 dhe u mbyll dy orë më pas, rreth orës 14:00.

 

policia vula e pd

Lini një Përgjigje