TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2023, 17:54

Aksidenti tragjik, nëna shqiptare në Greqi apel për ndihmë: Më ndihmoni të gjej djalin

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik, nëna shqiptare në Greqi apel për ndihmë:

Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi pas aksidentit tragjik hekurudhor, ka treguar bisedën e fundit me djalin e tij, e ndërsa bën apel për gjetjen e tij.

Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, prandaj kërkon me ngulm të dijë për fatin e të birit.

Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen”, tha nëna e shqiptarit, Mirela Ruçi.

Nga aksidenti tragjik në Greqi vdiqën 57 persona, ndërsa ka shumë të zhdukur që nuk dihet se ku kanë përfunduar. Sot u ndërprenë kërkimet dhe frika është se ta mund të jenë karbonizuar totalisht.

aksidenti greqi treni

Lini një Përgjigje