TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2026, 09:48

Apeli i GJKKO e riktheu në burg, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë 

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i GJKKO e riktheu në burg, Vangjush Dako bën rekurs në
Vangjush Dako

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili e riktheu në burg për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimit.

Apeli i GJKKO-së vendosi më 16 shtator 2025 dënimin e tij me 2 vite e 8 muaj burg. Nga përllogaritja e kohës së kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpie gjatë hetimeve, Dakos i mbetën për të vuajtur edhe 10 ditë.

Në të njëjtën çështje kanë bërë rekurs edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku, të shpallur fajtorë për shkelje në procedurat e tenderave në bashki. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Genti Shala.

Dënimi ndaj Dakos lidhet me dy raste të shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Durrësit. Njëri rast përfshin ndërtimin e një pallati para 12 vitesh, i cili u shemb pas tërmetit të vitit 2019. Leja e ndërtimit u miratua tre vite pas përfundimit të objektit dhe pas vendosjes së banorëve, duke përfshirë edhe katër kate të ndërtuara pa leje. Gjithashtu, ndërtimi nuk përputhej me projektin e miratuar.

Rasti tjetër lidhet me një procedurë tenderimi për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi shkelje që i shkaktuan buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

vangjush dako

Lini një Përgjigje