
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.
Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi lejoi hapjen e një rruge në zonë pyjore.
Bëhet fjalë për një rrugë të re, që ish-kryebashkiaku e kishte lejuar të ndërtohej edhe pse nuk kishte leje dhe dëmtonte pyllin.
Tuci u arrestua më 13 korrik të këtij viti.
Pas hetimit të SPAK rezultoi se ish-kryebashkiaku I ka shkaktuar shtetit një dëm prej 23.4 milionë lekësh.
Së bashku me të u morën të pandehur edhe ish-administratori i njësisë Iballë, Ndoc Mark si dhe Durim Markgjekaj, administrator i firmës “Legjendari” i cili është ende në kërkim pasi akuzohet për “Ndërtim të paligjshëm”.
Lini një Përgjigje