TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2025, 22:21

Arben Malaj përplaset me Shakohoxhën për ndërtimet: Ti je ekspert për sportin, jo për këtë punë

Shkruar nga Pamfleti

Arben Malaj përplaset me Shakohoxhën për ndërtimet: Ti je

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është përplasur me Dritan Shakohoxhën për sektorin e ndërtimeve. Në “Opinion”, ai tha se sektori i ndërtimit rezulton forma më e mirë për pastrimin e parave, duke shtuar se edhe në Shqipëri ka elementë të kësaj natyre që kanë deformuar tregun.

E para dhe mbi të gjitha është raporti kërkesë-ofertë. Blej, por me sa burime e blejnë, nga të ardhurat nga puna, kredia apo burime informale, që janë deri në kriminale dhe kanë ngritur kaq shumë çmimet në Shqipëri. Nga kompanitë, si ajo e Trump që e ka shpallur organizatë terroriste, më duket në Ekuador, dhe kemi investime në Shqipëri.

Krimi i organizuar, edhe nga Italia apo vendet e tjera është i ndjeshëm në pasuritë e patundshme. Janë shqiptarët ndërmjetës, pastaj janë të huajt. Në analizë risku, në pastrim parash, në të gjitha manualet, organizatat më të mira në botë, ndërtimi është me flamur të kuq, sepse është mundësia më e mirë për të pastruar paratë. Dhe çmimi rritet kur deformohet një nga elementët, ose ka rënë oferta, që ne japim leje pafund, ose është rritur kërkesa në mënyrë të paarsyeshme”, deklaroi Malaj.

Analiza e tij, u pasua me një debat, pasi Dritan Shakohoxha e kundërshtoi duke thënë se është akuzë e rëndë.

Dritan Shakohoxha: Ore seriozisht e ke që mund të thuash?!

Arben Malaj: Ore ti je ekspert për sportin, unë jam për këtë dhe ti më thua mua…?! Po seriozisht dhe me zë të lartë! Unë them kush e ka deformuar tregun që një shqiptar nuk blen dot?! Ti më tregon mua?! Paraja kriminale në ndërtim për qytetarët shqiptarë, se jam ekspert për atë… Pse Banka e Shqipërisë vuri rregulla strikte për të ulur kërkesën në treg?! Nuk financojmë 100%, për të ulur kërkesën. Është e deformuar kërkesa!

Dritan Shakohoxha: Sapo the që Banka po ndërhyn për të frenuar kërkesën, ndërkohë që thua kërkesa vjen nga bota e krimit.

Arben Malaj: Ti s’kupton logjikën! Bie kërkesa e bankës dhe rritet paraja kriminale. Banka e bën sepse është e detyruar që prej krizës së 2008-ës…

Lini një Përgjigje