Aktualitet11 Dhjetor 2023, 22:09

Arben Shehu takime në Itali, KLSH asistencë nga Guardia di Finanza dhe Autoriteti Antikorrupsion për të luftuar abuzimet në institucione

Shkruar nga Pamfleti

Arben Shehu takime në Itali, KLSH asistencë nga Guardia di Finanza dhe

Gurdia di Finanza do të mund të ofrojë për Kontrollin e Lartë të Shtetit jo vetëm kurse formimi profesionale, por edhe eksperienca mbi raste konkrete për të mundësuar aftësimin dhe rritjen e kapaciteteve të audituesve në rastet e parandalimit të shkeljeve dhe fenomeneve korruptive...

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ndihmohet nga autoritetet italiane për të goditur abuzimet në institucione.

Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, pranë disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit fqinj, me të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur marrëdhënie bashkëpunimi. Takimi i parë ishte vizita pranë Guardia di Finanza ku u prit nga Komandanti i Përgjithshëm i kësaj trupe, Gjeneral Andrea De Gennaro.

Shehu dhe De Gennaro në bashkëbisedimin e tyre e vunë theksin në historikun e shkëlqyer të prezencës së Guardia di Finanza në Shqipëri përgjatë gjithë këtyre viteve, por edhe të marrëdhënies më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve, të cilat do të jenë gjithnjë në zhvillim e konsolidim të mëtejshëm.

Arben Shehu takime në Itali, KLSH asistencë nga Guardia di Finanza dhe

Gurdia di Finanza do të mund të ofrojë për Kontrollin e Lartë të Shtetit jo vetëm kurse formimi profesionale, por edhe eksperienca mbi raste konkrete për të mundësuar aftësimin dhe rritjen e kapaciteteve të audituesve në rastet e parandalimit të shkeljeve dhe fenomeneve korruptive, me qëllim garantimin e menaxhimit sa më të mirë të shpenzimeve publike. Arben Shehu u prit gjithashtu në një vizitë zyrtare nga Presidenti i Autoritetit Kombëtar Anti Korrupsion (ANAC), Giuseppe Busia.

Arben Shehu takime në Itali, KLSH asistencë nga Guardia di Finanza dhe

Bashkëpunimi ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ANAC tashmë është konsoliduar nëpërmjet seancave të trajnimit që audituesit e KLSH-së kanë zhvilluar nëpërmjet projektit të koordinuar nga OSBE. Takimi dypalësh konfirmoi edhe një herë vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për ta forcuar më tej atë nëpërmjet ekspertizave më të specializuara të ekspertëve të ANAC, veçanërisht në fushën e kontratave të prokurimit publik. Përfaqësuesit e KLSH-së me ftesë të Presidentit të Gjykatës Italiane të Llogarive z. Guido Carlino, zhvilluan për herë të parë në historikun e institucionit, një vizitë zyrtare pranë kësaj Gjykate.

Kryetari i KLSH-së e falënderoi Presidentin Carlino për pritjen e veçantë dhe organizimin e vizitës, si dhe i prezantoi homologut një kuadër të përgjithshëm të organizimit dhe funksionimit të institucionit të KLSH-së. Shehu e vuri theksin në fjalën e tij tek rëndësia dhe vlera e shtuar që ka për KLSH-në bashkëpunimi me një institucion si Gjykata Italiane e Llogarive në kuadër edhe të trajtimit të çështjeve më të rëndësishme të kontrollit në sektorin publik ku pa dyshim asistenca dhe eksperienca e institucionit homolog Italian, do të shërbejë në ngritjen e kapaciteteve audituese të KLSH-së.

Arben Shehu takime në Itali, KLSH asistencë nga Guardia di Finanza dhe

Shehu dhe Presidenti Carlino shprehën përtej vlerësimit, edhe angazhimin dhe vullnetin e plotë, në thellimin e këtij partneriteti të suksesshëm, i cili do të vijojë me përcaktimin dhe identifikimin e fushave dhe hapave konkretë për bashkëpunim, shkëmbimin e informacioneve materialeve, por edhe të vizitave ndërmjet grupeve të punës tekniko – profesionale, për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe fillimin e një programi konkret me objektiva të mirë përcaktuara.