Aktualitet11 Dhjetor 2023, 21:41

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Kur nxorra shkresën e Veliajt për inceneratorin, më telefonuan kriminelë nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Kur nxorra shkresën e

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa u diskutua afera e inceneratorëve që çoi në pranga disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Ai tha se kur ka publikuar në media një shkresë të Erion Veliajt lidhur me inceneratorët dhe marrjen përsipër të financimit të tyre, ka marrë telefonatë intimiduese nga burgu, nga persona të krimit të organizuar, për ta pyetur se përse merret me këtë çështje.

"Kur kam nxjerrë atë shkresën e Veliajt, mua më kanë marrë ne telefon nga burgjet, njerëz të krimit të organizuar dhe më thanë ç'punë ke ti. Nga qelitë e burgut më kanë marrë. Lëre pastaj sulmin që u bë.

Më thanë ç’punë ke ti me këtë histori. Ndërkohë publikisht hapni kronikat, në mëngjes, drekë dhe darkë, duke u marrë me këtë.

Pasatj nxorra edhe një makinë te dera e Bashkisë, nuk thosha e ka kryetari, por thashë e kam parë të parkuar te vendi i kryetarit, që na ecën me biçikletë dhe sulmi ishte i jashtëzakonshme. Edhe në familje më thanë çfarë po bën? Nuk bëjmë luftë me gjithë dynjanë.

Ndërkohë shkresa pastaj doli në komision.

Testimi nëse SPAK kishte mundësi të shkonte te Veliaj u bë me inceneratorin e Fierit. SPAK e kërkoi masën për kryetarin e bashkisë Fier. Kur nuk e firmosi për të, kemi thënë dështoi edhe për Tiranën. Duke mos u arrestuar i Fierit, SPAK nuk mund të shkojë deri aty lart", tha Hoxha për “Të paekspozuarit”.

 

artan hoxha veliaj