Aktualitet25 Shtator 2023, 22:03

 Arlind Qori kritikon reagimin e Ramës ndaj policisë së Kosovë: Sjellja miqësore me Serbinë, politikë krejtësisht të gabuar!

Shkruar nga Pamfleti

 Arlind Qori kritikon reagimin e Ramës ndaj policisë së

Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Agim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Qori kritikoi qëndrimin e kryeministrit Rama pas sulmit, i cili bën sikur nuk e sheh tentativën e Serbisë për të destabilizuar Kosovën.

"Për zotin Rama ka ndodhur një tragjedi, që ndodh kur bie tërmet. Ajo nuk është tragjedi, por akt agresioni i mbështetur nga një shtet, me të cilin zoti Rama ka marrëdhënie miqësore. Rama nuk ka treguar se kush po e destabilizon Kosovën. De stabiliteti është produkt i politikës agresive të Vucic. Rama duhet të ketë seriozitetin dhe guximin për ta vënë gishtin mbi plagë. E mbani mend sa lehtë e kishte Rama të vinte gishtin ndaj Rusisë në KS? Të njëjtën gjë nuk i thotë Serbisë, që të rreshtin së destabilizuar Kosovën, Edhe me atë që nuk thotë, sërish po thotë diçka. Rama ka bërë një postim, pastaj ka vijuar me punët në Shqipëri, sikur situate është normale.

Zoti Rama nuk ka dashur të shohë dhe ende sot bën sikur nuk sheh, që interesi numër një i Serbisë është de stabilizimi i Kosovës dhe Ballkanit. Rama nuk e pranon, nëse do ta bënte duhet të pranonte që politika e tij në raport me Serbinë, ka qenë krejtësisht e gabuar. Rama do të japë idenë që çështja e Kosovës është çështje e jashtme.  Sot kur Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, kryeministri ynë po thotë ky nuk është problemi ynë", deklaroi ndër të tjera Qori.

qori kosova rama