
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me sulmin në veri të Kosovës, Ajo tha se ekziston mundësia se pjesë e grupit kriminal që sulmoi mund të jenë dhe pjesëtarë të grupit mercenar ‘Wagner’.
E ftuar në ‘Open’ në News24, Lala tha se këto dyshime i kanë edhe autoritetet kosovare, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“E kemi pyetur jo vetëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së Kosovës, për grupin Wanger. Ekziston mundësa që të ketë pasur anëtarë të grupit në Kosovë. Ata thanë se pjesë e këtij grupi mund të jenë dhe shtetas rusë, por nuk u specifikua. Policia e Kosovës nuk i ka të identifikuar të gjithë anëtarët e grupit kriminal, por ata kërkuan kohë për hetimet”, u shpreh ajo.