Aktualitet25 Shtator 2023, 21:59

Agresioni në Veri, Bojken Abazi: Akt lufte i pastër, i sponsorizuar nga Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Agresioni në Veri, Bojken Abazi: Akt lufte i pastër, i sponsorizuar

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Bojken Abazi shprehu ngushëllimet e tij për familjen e policit që u vra në veri të Kosovës nga terroristët serbë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ajo çfarë ndodhi ditën e djeshme ishte një akt lufte i pastër dhe i sponsorizuar.

“Është pikëlluese që më shumë se dy dekada pas lufte prapë duhet që Kosova të mbrohet me gjak nga sulmi i pandërprerë i një Serbie që është e pamenduar për gjenocidet ciklike që ka kryer aty dhe vazhdon me akte lufte të cenojë integritetin territorial të Kosovës. Ky ishte një akt lufte i pastër, për bindjen time të thellë, është zhvilluar përmes një aksioni terrorist të sponsorizuar, organizuar, financuar, frymëzuar drejtpërdrejt nga Beogradi zyrtar dhe Vuçiçi, siç po nxjerrin dhe faktet të nxjerra një pas një, të bëra publike nga qeveria dhe policia e Kosovës,” u shpreh Abazi.

bojken abazi sulm veri