TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2025, 22:07

Arrestimi i avokatit, Soko: Reagim i ekzagjeruar, rasti u trajtua me ekstremizëm

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i avokatit, Soko: Reagim i ekzagjeruar, rasti u trajtua me

Analisti Pano Soko ka folur lidhur me arrestimin e avokatit pas përplasjes në Gjykatës e Elbasanit, ku mes prokurorit dhe avokati Ulian Bajrami.

Soko e cilësoi arrestimin si një shembull të reagimeve të tepruara që karakterizojnë sistemin shqiptar të drejtësisë dhe vetë shoqërinë.

“Në optikën time, reagimi ka qenë tejet i ekzagjeruar. Mund të kishte vend për një gjobë apo ndonjë masë disiplinore, por jo për arrestim. Më bën çudi fakti që në vendin tonë gjithçka trajtohet me ekstremizëm, duke u anashkaluar hapat normalë të procedurës”, tha Soko.

Sipas tij, rasti në Elbasan tregon një problem më të thellë kulturor, që është mungesa e debatit.

“Shoqëria jonë nuk di të përballet, por antagonizon. Nuk ka debat, ka vetëm përplasje, ose fiton njëra palë ose tjetra duhet të asgjësohet. Ky është reflektim i një kulture që ka mbetur ende në vitin 1990”, u shpreh ai.

Soko shtoi se edhe sistemi i drejtësisë, si pjesë e kësaj shoqërie, pasqyron të njëjtin model sjelljeje.

“Prokurori në këtë rast ka reaguar në mënyrë të papërshtatshme. Nga ajo që di, seanca ka përfunduar, më pas është bërë kallëzimi penal dhe avokati është ndaluar nga oficeri i policisë me urdhër të prokurorit. Ky është një veprim proceduralisht i diskutueshëm”, theksoi analisti.

Lini një Përgjigje