Aktualitet11 Dhjetor 2023, 22:27

Arrestimi i "baronit të drogës" në Kosovë, Artan Hoxha plas 'bombën': Gëzim Çela kishte lidhje politike, financonte fushatat elektorale!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i "baronit të drogës" në Kosovë, Artan

Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë, person i cilësuar nga mediat si "baroni i drogës".

Hoxha tha se Çela ka korruptuar agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ka patur lidhje politike, madje ka financuar edhe fushata elektorale.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit”, gazetari tha se kjo është arsyeja pse Çela nuk kapej edhe pse dihej gjerësisht se ku ndodhej.

"Gëzim Çela, është nën hetim nga SPAK. Shefi i komisariatit u arrestua ndërsa ishte kapur në kamera që ishte shoferi i Gëzim Çelës. Çela korruptoi njerëzit e agjencive të zbatimit të ligjit, pastaj prokurorinë dhe gjykatën. Ka patur lidhje politike. Të gjithë e dinin ku ishte dhe nuk e kapnin. Në varrim e një të afërmi të tij kanë qenë 3 mijë vetë, nuk e dinin që ishte ky atje? Në Kosovë ai ka patur bashkëpunim, kishte laborator edhe në Kosovë.

Arrestimi i tij, u interesova pse u kap në këto momente. Operacioni i fundit ku ky u përfshi “flakë në det”, ku u dogj veliera, bëhej fjalë për një ngarkesë 2.5 ton. Operacion ku ishte Guardia di Finanza, Frontex, DEA. Ky nuk u kap në atë rast por të njëjtët autoritetet që i ishin qepur kanë ndikuar që ai të kapet. Tani pritet ekstradimi i tij. Por, është e provuar që akuzat për lidhjet e tij me strukturat e policisë dhe politikën u provuan, u arrestua shefi i komisariatit.

Nëse do të jesh në treg, nuk mund të veprosh ndryshe, pa u përfshirë në fushatë. Krimi, politika dhe shteti quhen kafshë territori, që luftojnë. Kur janë në konflikt, shohim vrasje dhe  përleshje për kontroll. Kur janë në qetësi janë në marrëveshje", tha Hoxha.

Çela baroni drogës